Dizejnatorja kosovare, Vjollca Llapashtica, me kreacionet e saj, është angazhuar për modelen e njohur Emine Çunmulaj, në darkën e cila është shtruar nga presidenti i zgjedhur i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.
Llapashtica ka thënë se me modelen Çunmulaj ka bashkëpunuar edhe më herët, por kënaqësinë më të madhe e ka pasur kur ka filluar të bashkëpunojë me të, për ta punuar fustanin, të cilin e ka veshur në këtë darkë të shtruar nga miliarderi Trump. “Fustani është i stilit më elegant dhe i përshtatshëm për atë ditë dhe vend”, ka thënë Llapashtica.
“Ndihem shumë e lumtur që në mesin e shumë personaliteteve nga e gjithë bota, një modele me famë botërore ka veshur fustanin, që është punuar në Kosovë, në punëtorinë tim”, ka thënë ajo.