Llapi befasohet nga Fushë Kosova, “spektakël” i golave mes Lirisë dhe Dukagjinit

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Llapi nuk ka arritur të shënojë fitore në shtëpi kundër Fushë Kosovës, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e shënuar nga Urim Statovci, në minutën e 14-të.

Teksa, Ahmed Januzi barazoi shifrat në minutën e 61-të.

Llapjanët mbesin në pozitën e tretë në tabelë me 21 pikë, kurse skuadra e udhëhequr nga Burim Shala është në vendin e fundit me shtatë sosh.

Pa fitues përfundoi edhe spektakli i golave në ‘Përparim Thaçi’ mes Lirisë dhe Dukagjinit, sfidë e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Fillimisht, Blerind Morina shënoi për avantazhin e klinasve.

Por, nuk vonoi shumë dhe vendasit u kundërpërgjigjën me golat e Princ Tijuezas dhe Andri Stafës.

Krejt në fund të takimit, Granit Elezaj u përkujdes për të realizuar golin e barazimit.

Kësisoj, Liria vazhdon të mbetet e parafundit me tetë pikë, teksa Dukagjini është në vendin e gjashtë me 14 sosh.

Të ngjashme