Ekipi bardh e kaltër nga Podujeva, Llapi ka arritur që të shënoj fitore ndaj Hajvalisë me rezultat të thellë 3-0 dhe kështu edhe është shpallur nënkampion vjeshtor i Superligës së Kosovës, shkruan Llapi.info.
Me golat e Florim Bërbatovci, Edon Zeqirit dhe Berat Hysenit llapjanët siguruan fitoren që edhe u siguroi atyre pozitën e dytë në tabelë.
Pjesa e parë e kësaj përballje nuk solli edhe aq shumë raste të mira shënimi. Llapi ishte më këmbëngulës dhe kështu falë përpjekjeve erdhi deri te goli kur Bërbatovci shënoj në minutën e 35-të për 1- 0.
Pjesa e dytë e këtij takimi filloi sërish me Llapin ofanziv dhe më këmbëngulës, ku falë saj realizoi dhe 2 gola tjerë. Vetëm pas 7 minutash erdhi edhe goli i dytë. Edon Zeqiri shënoi për 2 me 0 në minutën e 52-të. Por pa kaluar 3 minuta nga goli i dytë, Berat Hyseni realizoi për 3-0 në minutën e 55-të.
Deri në fund të kësaj përballje Llapi kishte edhe shanse tjera por që nuk rezultuan me gola të shënuar.
Llapi me këtë fitore tubon 36 pikë, një më shumë se Prishtina në pozitën e tretë e cila dje barazoi pa gola në derbin me Feronikelin dhe 3 më pak se vendi i parë Trepça ‘89