Llapi ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Kastriot Selmani, transmeton Koha.net.
“Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin. Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit”, thuhet në konfirmim.
Selmani, 19 vjeç i gjatë 1.75 metra i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë. Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë.
Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.