Skuadra e Llapit është përforcuar me lojtarin brazilian Bianor Neto.
27 vjeçari është prezantuar të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
“Klubi ka arritur t’i siguroj shërbimet e qendërmbrojtësit brazilian i cili së fundmi ishte pjesë e FC Shkupi, Bianor Neto. 27 vjeçari pas negociatave të cilat u finalizuan me sukses është bindur me projektin e skuadrës dhe do të jetë pjesë e grupit menjëherë nga dita e nesërme kur skuadra iu rikthehet stërvitjeve pas dy ditëve pushimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Së fundi, Neto ishte pjesë e skuadrës shqiptare KF Shkupi.