Llapi prezanton Cobian, meksikani nënshkruan për një sezon

| 08 Kor 2023 | 15:12 | Nga

Pasi zyrtarizoi marrëveshjen, KF Llapi ka prezantuar tashmë përforcimin e fundit, Jose Cobian.

Klubi nga Podujeva bëri të ditur se me sulmuesin meksikan ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Aventura te Llapi do të jetë e para për 24-vjeçarin jashtë Meksikës.

Njoftimi i plotë nga klubi i Llapit (pa ndërhyrje):

“???̈ ??????? ???????? ??̈? ???̈ ???? ???????????

Kemi kënaqësin t’iu njoftojmë se pas disa ditësh negociata, kemi arritur të nënshkruajmë kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me sulmuesin e krahut të majtë, José Cobián.

Meksikani 24-vjeçar është analizuar me shumë kujdes nga stafi teknik dhe është vlerësuar si i domosdoshëm për ekipin tonë këtë edicion për t’i dhënë kualitet fazës ofensive dhe për të rritur edhe më shumë vlerën e ekipit.

Gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat meksikane si: Club Necaxa, Pumas Tabasco, Alacranes de Durango dhe Mineros de Zacatecas, ndërsa aventura në klubin tonë do të jetë e para për të jashtë vendlindjes së tij.

Cobián i lindur në Cihuatlán të Meksikës, sot në prezencë të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, ka firmosur kontratën dhe do bashkohet me grupin menjëherë në përgatitje për edicionin e ri.

Pas bashkëpunimit të Drejtorit Sportiv me stafin teknik janë transferuar vetëm ata futbollistë që do jenë të denjë dhe me cilësi për t’i mbrojtur ngjyrat e Llapit këtë edicion dhe edicionet vijuese, e njëri nga ta është edhe Cobián, cilësitë e të cilit do i tregoj më së miri fusha e blertë.

WELCOME JOSE”.

Të ngjashme