Java e 22-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot me tri ndeshje, të cilat pritet të jenë mjaft interesante
Padyshim se vëmendja do të jetë në Podujevë, aty ku do të zhvillohet derbi i kësaj xhiro, mes Llapit dhe Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Llapjanët me një fitore eventuale do të rrëmbenin pozitën e parë në tabelë, që mbahet nga Ballkani me 45 pikë. Llapi ka 43.
Llapi po kalon formë të mirë në stinorin pranveror, pasi ka regjistruar tri fitore në kampionat nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Prishtina udhëton drejt Podujevës pas dy ndeshjeve rresht pa fitore. Prishtinasit janë në pozitën e pestë me 30 pikë të grumbulluara.