Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.
Superliga e Kosovës ka hapur xhiron e 22-të me dy ndeshje në orar.
Drita në stadiumin e qytetit në Gjilan ka mundur 1:0 Ferizajin.
Në ndeshjen tjetër, Llapi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ka mposhtur 3:1 Trepçën ’89.
Me këtë fitore Llapi numëron 47 pikë, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke shpresuar në ndonjë gabim eventual të Feronikelit.