Është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues në kuadër të Ligës së Konferencës në Nyon të Zvicrës.
Llapi që fitoi Kupën e Kosovës, tashmë ka mësuar emrin e kundërshtarit.
Kështu, skuadra nga Podujeva do të ketë punë me skuadrën që vije nga Maqedonia e Veriut, Shkupi.
Llapi pati fatin e keq, pasi ndeshja do të zhvillohet në Shkup, duke shpresuar që të nxjerrin më të mirën.
Skuadra nga Superliga e Kosovës tashmë ka filluar përforcimet, në mënyrë që të debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.