KF Llapi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, duke e mposhtur Feronikelin në Drenas me rezultat 1:2.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Rexhep Rexhepi’, ishte jashtëzakonisht interesante, me golin e fitores për mysafirët që erdhi pas minutës së 90’.
Mentor Zhdrella në minutën e 40’, i dha epërsinë e parë KF Llapit.
Në pjesën e dytë, vendasit shpeshtuan sulmet në drejtim të Llapit, dhe pas shumë tentativave, arritën barazimin në minutën e 81’.
Mevlan Zeka ishte futbollisti që shënoi për barazimin e rezultatit.
Minutat shtesë ishin dramë e vërtetë, me Llapin që arriti që përmes Mërgim Pefqelit, të shënonte për 1:2, gol që ia solli tri pikë Llapit.
Me këtë fitore, Llapi rrëmben kreun e renditjes në Superligë, duke kryesuar me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.