Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij në Podujevë.
Në raportin 24-orësh të PK thuhet se i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor dhe pas intervistimit palët janë liruar.
“Podujevë 28.05.2021 – 08:30.Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.