Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM3 2018).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2018 ishte 635.9 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 62% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM3 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 474.5 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%), kontributet sociale dhe përfitimet (25%), formimi i kapitalit bruto (22%), dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM3 2018”,