Llogaritë ruse në Twitter tentuan t’i ndihmojnë opozitës në zgjedhjet britanike

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 14:05 | Nga

Llogaritë ruse në Twitter kanë dërguar mesazhe në mbështetje të partisë opozitare në Britani, duke tentuar të ndikojnë në zgjedhjet e vitit të kaluar, bën të ditur një studim i ri, raporton Reuters.

Studimi i kryer nga Universiteti Swansea dhe The Sunday Times ka gjetur se rreth 6,500 llogari të automatizuara kanë dërguar mesazhe në mbështetje të liderit të partisë së Laburistëve, Jeremy Corbyn dhe politikave të tij pak para mbajtjes së zgjedhjeve.

Po të njëjtat është thënë të kenë sulmuar kryeministren britanike, Theresa May lidhur me refuzimin e saj për të marrë pjesë në një debat televiziv dhe kanë kritikuar atë për zvogëlimin e numrit të zyrtarëve policorë pasi sulmit me bombë në Mançester.

Sipas të gjeturave në studim, nëntë nga 10 mesazhet e dërguara kanë mbështetur Partinë Laburiste.

“Këto të gjetura janë jashtëzakonisht shqetësuese”, ka thënë përmes një deklarate ministri britanik i Kulturës, Matt Hancock.

“Është absolutisht e papranueshme për çdo komb që të tentojë të ndërhyjë në zgjedhjet demokratike të një shteti tjetër”.

Qeveria britanike ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në gjithë botën dhe për krijimin e lajmeve të rreme në media.

Pavarësisht kësaj, Qeveria britanike ka kundërshtuar se Rusia ka ndërhyrë me sukses në zgjedhjet britanike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme