Sulmuesi spanjoll është larguar nga Tottenhami dhe është në kërkim të klubit të ri
Fernando Llorente është në kërkim të klubit të ri pasi i ndau rrugët me Tottenhamin gjatë kësaj vere.
Sulmuesi spanjoll mund të përfundojë në Itali, shkruan “Corriere Dello Sport.
Interesim për ish-futbollistin e Valencias dhe Juventusit ka shfaqur Lazio.
Biancocelesti i kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e spanjollit, por situatën janë duke e monitoruar edhe Interi, Fiorentina e Napoli.
Llorente u largua nga Londra me të përfunduar sezoni që shkoi pasi i skadoi kontrata dyvjeçare me Spurs.