Fernando Llorente është afër pranimit të kontratës dhe transferimit te Sampdoria pasi nuk është paraqitur fare për Napolin këtë sezon.
Sulmuesi u afrua në klubin napolitan këtë sezon, por situata ka ndryshuar. Tani ai mund të ndërrojë skuadër por jo edhe kampionat.
Kontrata e Llorentes me Napolin skadon në fund të këtij sezoni dhe Sampdoria pritet ta angazhojë atë për gjashtë muajt e mbetur.
Madje, mediat italiane thonë se Sampdoria mund t’i jap atij edhe opsionin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.
Llorente në muajin shkurt do t’i mbushë 36 vjet, ndërsa në Serie A, Sampdoria do të ishte klubi i tij i tretë, pas kohës së kaluar te Juventusi dhe Napoli.