Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një publikimi në Facebook, ka ngushlluar Familjen Daci dhe shokët e tij për vdekjen e Zv.ministrit së Diasporës Arian Daci.
Postimi i tij i plotë:
Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.
Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës.
Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta.
Pusho i qetë Arian!