Qeveria në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar propozimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se mandati i bordit të kësaj ndërmarrjeje do të jetë i përkohshëm, 6 muaj.
“Pas themelimit të ndërmarrje, MZHE sipas obligimeve të saj ka filluar procedurën e regjistrimit të kompanisë. Ky bord i drejtorëve emerohet sipas ligjit dhe do të jetë bord i përkohshëm për 6 muaj”, tha ai.