Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Ai po ashtu ka thënë se kanë biseduar edhe për konferencën biznesore në mes Kosovës dhe Japonisë që do të mbahet në Vjenë në fillim të muajit tetor.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Sot prita në takim mikun tim, Ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma, bashkë me ekipin e tij, me të cilët biseduam për temat ekonomike, interesimin e bizneseve japoneze në fushën energjetike, konferencën biznesore në mes Kosovës dhe Japonisë që do të mbahet në Vjenë në fillim të muajit tetor, vizitën e Presidentit Thaçi në Japoni në shtator si dhe për rolin e Kosovës në bashkëpunimin rajonal. Japonia është një ndër donatorët kryesor në Kosovë dhe ka ndihmuar vendin që nga paslufta në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mjedisit. Nihon, arigatō!”, ka shkruar Lluka në llogarinë e tij në Facebook.