Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), ka thënë se nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Hani i Elezit, mundëson transport më të shpejtë dhe më të lirë për qytetarët dhe mallrat, si dhe, mundëson lidhjen e Kosovës me hekurudhën pan evropiane.
Lluka përmes një statusi në Facebook, ka sqaruar se shpejtësia maksimale në hekurudhën e tanishme është 50 kilometra në orë kurse pas rehabilitimit do të jetë 120 kilometra në orë.
Ai ëm tej kashtuar se transporti i mallrave përmes hekurudhës është rreth 40% e kostos së transportit rrugor.
Kjo sipas tij, do të thotë më shumë kursime për bizneset, produkte më të lira për qytetarët dhe çmime më konkurruese të eksportit në Evropë.
Postimi i plotë i Llukës:
Nënshkrimi i kontratës komerciale për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit, të financuar nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe buxheti i Kosovës.
Kjo linjë mundëson transport më të shpejtë dhe më të lirë për qytetarët dhe mallrat, si dhe, mundëson lidhjen e Kosovës me hekurudhën pan evropiane.
Fakte teknike: shpejtësia maksimale në hekurudhën e tanishme është 50 kmh kurse pas rehabilitimit do të jetë 120 kmh.
Transporti i mallrave përmes hekurudhës është rreth 40% e kostos së transportit rrugor, që do të thotë më shumë kursime për bizneset, produkte më të lira për qytetarët dhe çmime më konkurruese të eksportit në Evropë.