Lluka: Super lajm për Gjakovën!

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 20:04 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që Zonën Ekonomike Amerikane ta vendosë në Gjakovë.

“Marrrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej duke sjellur biznese amerikane në Kosovë, të cilat kanë synim prodhimin dhe shërbimin për tregun evropian me mbi 600 milionë banorë”, ka shkruar Lluka, në faqen e tij në Facebook.

“Gjakova shpejt do të ketë edhe autostradën dhe aeroportin e vet në funksion të qytetarëve dhe bizneseve prodhuese në këtë rajon, duke e kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për një zonë ekonomike të mirëfilltë e cila bëhet atraktive për bizneset amerikane”.

“Jam i lumtur që isha pjesë e proceseve të para në vitin 2013 për themelimin e zonave ekonomike në vend si Kryesues i Këshillit Kombëtar për Zonat Ekonomike, ku shpallem Gjakovën Zonë Ekonomike, mirëpo jam edhe më i lumtur që jam pjesë e Qeverisë që po e jetëson idenë e filluar kohë më parë”, ka theksuar kreu i MZhE-së.

Lluka pret që diaspora kosovare në Amerikë do të luajë rol shumë të rëndësishëm në sjelljen e investimeve të para në vendin tonë.

Të ngjashme