Diskutimi të jetë i hapur, dinamika në klasë të mos jetë e izoluar, kështu u tha në organizimin e konferencës ndërkombëtare për Kërkime Arsimore – KICER 2024 me temën e edicionit të sivjetmë “Zbatimi i suksesshëm i qasjeve inovative në klasë dhe menaxhimi institucional efektiv” nga Fakulteti i Edukimit, raporton Ekonomia Online.
Prorektorja për Cilësi dhe Akreditim, Njomza Llullaku, tha se përfshirja e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ka një rëndësi specifike.
“Cilësia është top kërkesa e Universitetit të Prishtinës, përfshirja e edukimit është një element i rëndësishëm për UP-në, çdo nevojë e studentit të plotësohet”, tha ajo.
“UP-ja ka bërë disa hapa të rëndësishëm, është e rëndësishme që diskutimi te jetë i hapur, mënyra së si krijohet dinamika në klasë nuk duhet të jetë e izoluar, duhet të jemi më të ndryshueshëm varësisht se ku jemi në tregun e punës”, shtoi ajo.
Profesori i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, ka thënë se nisma e kësaj konferencë synon një progres me të gjerë dhe përkushtim më të madh.
“Insistimi jonë të kemi aktivitet ditor, faktin dhe realitetin që kemi që shumë i ekspozohemi politikave nismave të reja standardëve të reja dhe në të kaluarën më pak kemi qenë të angazhuar në zbërthimin e asaj se çka po ndodh në klasë”, tha ai.
Profesori shtoi se fakulteti ka punuar në zhvillimin e një punë ekipore.
“Fakulteti ka punuar në zgjerimin e misionit të vetë duke zhvilluar punën ekipore. Kemi me hov zhvillimin e inteligjencës artificiale, ngjarje si kjo e sotit janë si instrument i të gjithë akterëve për mobilizim”, tha ai.