Një tjetër “luftë” ka nisur mes Britanisë dhe BE’së, pasi zyrtarët më të lartë të bllokut treguan një ditë më parë se Britania e Madhe ka bllokuar krejt papritur eksportin e vaksinave.
Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian, tha se Britania ka vendosur të bllokojë eksportin e vaksinave, të cilat janë prodhuar me vajin e saj.
Siç BBC shkruan, sekretari i jashtëm britanik, Dominic Raab i ka shkruar Michel, duke i nënvijëzuar se akuzat e bëra në drejtim të Londrës zyrtare janë totalisht false. Por, përfaqësues të Bashkimit Europian, thonë se mes palëve do të ketë diskutime të mëtejshme për këtë çështje, ndërsa një koment për deklaratat e kreut të KE nuk ka patur.
Kjo është hera e dytë për2021 që Londra dhe Brukseli zyrtar përplasen për çështjen e prodhimit dhe më pas shpërndarjes së vaksinave anti-covid. Liderët e bllokut janë nën presion të vazhdueshëm për mbërritjen në kontinent të sa më shumë vaksinave, duke mbetur pas Britanisë për furnizim, teksa kjo e fundit ka një popullsi prej 22.5 milionë banorësh, 1/3 e tyre e rritur dhe që tashmë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.