Loew me sytë nga “Euro 2020”, premton ndryshime në ndeshjen e fundit

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, do të përdorë ndeshjen e fundit eliminatore për “Euro 2020” kundër Irlandës së Veriut, të martën, për të provuar disa plane të lojës me sytë nga Evropiani i vitit të ardhshëm. Kjo pasi që Gjermania është kualifikuar tashmë.

Gjermanët, që triumfuan 4:0 ndaj Bjellorusisë të shtunën, për të siguruar biletën për në “Euro 2020”, do të sigurojnë vendin e parë në Grupin C me fitore ndaj Irlandës së Veriut, shkruan sot Koha Ditore

Mirëpo Loew më tepër ka interesim t’u japë disa lojtarëve më shumë minutazhë, pasi sytë i ka te përgatitjet në gjashtë muajt e ardhshëm para turneut.

“Sigurisht se do të jetë rasti ku do të bëjë një apo dy ndryshime”, ka thënë Loew në konferencën për media të hënën, kur u pyet nëse për të do të jetë më e rëndësishme fitimi i grupit apo testimi i disa lojtarëve të rinj. “Do t’u jap disa lojtarëve mundësi të luajnë. Ende dua të shoh disa lojtarë, t’u jap besimin dhe hapësirën që kanë nevojë. Vitin e ardhshëm ne kemi dy ndeshje në mars. Mund të përdorim ato për të provuar gjëra. Ne duam të jemi në krye, para Holandës, por mund të fitojmë edhe shumë gjëra nga kjo ndeshje”.

Gjermanët pësuan eliminim shokues në fazën grupore në Botërorin e vitit të kaluar dhe po ashtu zhgënjyen në Ligën e Kombeve, duke rënë nga Liga A. Kjo çoi në ndryshime të mëdha në skuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme