Lojën luftas për targa të veturave në veriun e Kosovës mund të bëjnë vetëm ahmakat, aventurierët.
BE-ja po tallet me Kosovën me këtë temë. Po tenton të provojë se Kosova është e papjekur dhe e paaftë për të qenë shtet.
Natyrisht, këtë cirk e udhëheqin dy shtete që nuk e njohin Kosovën (Spanja dhe Sllovakia.)
Në BE janë të lumtur që kanë gjetur palë që të tallen me ta, siç tallen me një dem në arenë, duke e provokuar me një shami të kuqe, për argëtim, derisa demi të plandoset.