Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe Qeveria e Algjerisë kanë marrë vendim për të shtyrë për një vit Lojërat Mesdhetare të Omanit.
Lojërat Mesdhetare Oran 2021, të parapara për t’u mbajtur në verën e vitit të ardhshëm, tani do të organizohen në vitin 2022.
Vendimi për shtyrjen është marrë pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit COVID-19, shkaku i së cilës u shtynë edhe Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen në verën e vitit 2021.
Datat e sakta të organizimit do të vendosen në ditët e ardhshme.
Kosova në Lojërat Mesdhetare ka katër medalje, tri të arta dhe një të argjendtë, të gjitha të fituara nga xhudo në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.