Lojtarët e Arsenalit do të refuzojnë propozimin e klubit për ulje të pagës prej 12.5 për qind, shkruan “Mirror” transmeton Koha.net.
Klubi ku luan Granit Xhaka e Shkodran Musafi ka planifikuar të redukton pagën e lojtarëve për një vit, në rast se Arsenali nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve stinorin e ardhshëm.
U dërgua një plan prej pesë pikave te Hector Bellerin, përfaqësuesi i Asociacionit të futbollistëve Profesionistë të Arsenalit, për të dërguar atë plan te lojtarët tjerë të skuadrës së parë.
Është propozuar një zvogëlim i pagës prej 12.5 për qind nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, nëse dështohet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Por, ato para do të rimbursohen nëse arrihet kualifikimi në Champions.
Nëse Arsenali kualifikohet në Ligën e Evropës, atëherë zvogëlimi i pagës do të ishte 7.5 për qind. Nëse stinori nuk përfundohet apo Arsenali nuk merr paratë e plota nga transmetuesit, atëherë do të kërkojë nga lojtarët që të gjendet një zgjidhje.
Arsenali aktualisht zë vendin e nëntë në Premier League.
Krerët e klubit kanë propozuar që lojtarët të pranojnë ulje potenciale të pagave deri në mars të vitit 2021.
Asociacioni i Lojtarëve Profesionistë në Angli (PFA) u ka bërë thirrje lojtarëve të klubeve të Premier Leagues të refuzojnë uljen e pagave.
Mirror Sport kupton se lojtarët e Arsenalit kanë vendosur të refuzojnë propozimet, pasi ata edhe ashtu do të humbasin para të mëdha nga bonuset nëse dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Ata janë shprehur të gatshëm të diskutojnë për ulje page për të ndihmuar klubin, por hierarkia e klubit ka vendosur të shtyjë para planin për të ulur pagat ende pa ditur nëse do të humbas para nga të drejtat televizive.