Njëri nga aspektet kurioze të humbjes së Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico ishte një video e cila doli nga Eder Sarabia, asistenti i Quique Setien, duke kritikuar ashpër lojtarët nga bankina, dhe lojtarët kanë qenë të pakënaqur me praninë e tij.
Trajnimi në Barcelona është ndryshe nga çdo përvojë tjetër, siç mund ta dëshmojë Tata Martino, pasi është një mjedis i ndërlikuar plot ego dhe nuk ka vend për gabime.
Në një dhomë zhveshjes të tillë me plot yje, nuk ka vend për një në stafin stërvitor, dhe është befasuese që ardhja e tij nuk është pritur mirë brenda skuadrës Blaugrana.
Ai thuhet se “ka hyrë në klub si një dem në një dyqan kinez”, duke vazhduar reputacionin e tij si një kritik i njohur.
Sipas gazetës spanjolle Marca, kjo nuk i ka pëlqyer aspak lojtarëve të klubit katalunas.
Lojtarët shpesh nuk e pëlqejnë dikë që nuk ka pasur një karrierë vetë si lojtar dhe videoja e Sarabias nga ndeshja e së dielës ka bërë pak për të ndihmuar situatën.
Nga brenda klubit ai është inkurajuar të ulë tonin, si dhe të përshtatet me zhveshtoren e klubit, megjithatë Sarabia po vazhdon të tregojë të njëjtin profil që bëri në Las Palmas dhe Real Betis.