Lojtarët e Kosovës nisin stërvitjet para përballjes me Armeninë

Prishtinë | 05 Qer 2025 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë nesër një ndeshje miqësore kundër Armenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këtë përballje, lojtarët e përfaqësueses kanë nisur përgatitjet me stërvitjen e parë të zhvilluar sot nën drejtimin e trajnerit Franco Foda.

Seanca stërvitore u fokusua në aspektin taktik dhe përgatitjen fizike, ndërsa atmosfera në ekip u vlerësua pozitive.

Në konferencën për media para ndeshjes, trajneri Foda theksoi se pavarësisht mungesës së disa lojtarëve kyç, skuadra do të japë maksimumin me ata që janë në dispozicion.

Të ngjashme