Lojtarët kërkojnë shkarkimin e trajnerit të Argjentinës

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 13:21 | Nga

Në fillim barazimi 1-1 me Islandën dhe më pas humbja e turpshme 0-3 ndaj Kroacisë.

Këto rezultate kanë nxitur shumë zëra kundër trajnerit Sampaoli ku madje kërkohet edhe shkarkimi i tij nga detyra si trajner i Argjentinës.

Ai, shihet si fajtori kryesor për këto rezultate negative dhe është bërë i padëshiruar për lojtarët.

Në takimin e rradhës ndaj ekipit të Nigerisë në stolin e Argjentinës mund të jetë një trajner tjetër, pasi mediat ruse bëjnë me dije se 23 lojtarët kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Jorge Sampaoli.

Nga ana tjetër “Gauçosët”, sipas mediave lokale argjentinase, kërkuan që ekipin tani e tutje ta udhëheq Jorge Burbuaga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme