Alban Ajdini ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.
Një tjetër lojtar i kombëtares U21 të Kosovës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Bëhet fjalë për lojtarin e Servette, Alban Ajdini, përcjell lajmi.net.
Faqja zyrtare e këtij klubi njofton se lojtari është në mesin e të infektuarve me virusin.
Lojtari ka shkuar në vet-izolim dhe nuk ka pasur kontakt me shokët e skuadrës së tij në Gjenevë.
Njoftimi i Servette bën të ditur se lojtari rezultoi pozitiv pas kthimit nga grumbullimi me Kosovën.