Mesfushori i Hellas Verona, Mattia Zaccagni, ka folur për ditët e tij pasi ishte prekur nga koronavirusi.
“Në fillim isha i frikësuar, por po ndihem mirë tani dhe kam vazhduar stërvitjet”, ka thënë Zaccagni, që është njëri prej 12 lojtarëve të Serie A të prekur nga Covid – 19.
Numri i lojtarëve të infektuar nga koronavirusi megjithatë mund të jetë më i madh, pasi Sampdoria dhe Fiorentina kanë thënë se disa lojtarë nuk kanë dashur të tregojnë se janë me koronavirus, për arsye private.
“Jam frikësuar në fillim, por në një masë të caktuar. Prisja që rezultati i testit të ishte pozitiv”, ka thënë Zaccagni për kanalin zyrtar të Veronas.
“Kam pasur këto simptoma për dy apo tri net para se të testohem pozitiv. Kam pasur ethe, dhimbje të mëdha të muskujve që kanë vazhduar edhe gjatë netëve. Tani megjithatë jam mirë dhe kam rifilluar stërvitjet”.
Zaccagni ka treguar se ka pranuar shumë mesazhe të përkrahjes. Ka ndier afërsinë e njerëzve të Veronës.
“Shumë fëmijë më kanë dërguar mesazhe dhe më kanë pyetur për mundësinë që të luajmë. Jam munduar të jem i afërt me ta dhe kam garuar ndaj disave në lojëra ‘online’”, ka treguar Zaccagni.