Portieri i Klaksvikut e ka ngatërruar lokacionin në një postim të bërë mbrëmë në rrjetet sociale.
Mathias Rosenorn e bëri një postim në “Instastory” nga stadiumi “Fadil Vokrri”, por e ngatërroi lokacionin, duke e bërë vendndodhjen në një diskotekë të njohur në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.
Por, portieri danez e ka fshirë këtë postim, ndërsa sot e ka freskuar atë, duke e bërë “location” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tutje shkroi “Jemi gati” dhe e vendosi edhe një figurë me flamur shtetëror të Kosovës.
Ekipi i tij nga Ishujt Faroe do të përballet sonte me Ballkanin në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Conference Leagues.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:00.