Lokalet e Komunës në Prizren jepen me qira për 4 vjet

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 11:42 | Nga

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash kanë miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së konkursit, përkatësisht ankandit publik për dhënie në shfrytëzim me qira të lokaleve që janë pronë komunale.

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi, shkurtimisht ka sqaruar se bëhet fjalë për lokalet, ku shfrytëzuesit e deritanishëm nuk i kanë kryer obligimet, prandaj dhe janë anuluar kontratat dhe të njëjtat do të jepen me qira, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kërkesa është që pasi KK-ja të marrë vendim, të obligohet Komisioni për dhënien e pronës komunale që të zhvillojë procedurat për shpalljen e ofertuesit më të volitshëm në ankand, që këto lokale të jepen me qira. Bëhet fjalë për lokalet që nuk i kanë paguar qiratë. Të njëjtat janë mbyllë dhe tani do të jepen me qira te shfrytëzuesit e rinj”, ka thënë kryesuesi Gashi.

Anëtarët e KK-së në seancën e fundit nuk kanë diskutuar për këtë çështje, por propozim-vendimi direkt është hedhur në votim. Në favor të shpalljes së ankandit publik kanë votuar 26 këshilltarë, 2 kanë qenë kundër dhe 6 kanë abstenuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme