Policia e Londrës ka arrestuar 135 persona të përfshirë në protestat e organizuara nga një grup që merret me problemet e ndryshimeve klimatike, tha sot policia.
Aktivistët kanë bllokuar rrugët, urat, sheshet në Wesminster për t’i bërë thirrje qeverisë për të zvogëluar emetimet e dyoksid karbonit.
“Që nga ora 11:30 janë arrestuar gjithsej 135 persona”, ka bërë të ditur Policia Metropolitane.