Londra është e gatshme të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2020, nëse ato do të zhvendoseshin nga Tokio për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Këtë e ka thënë Shaun Bailey, kandidati i Partisë Konzervative për kryebashkiak të Londrës.
Virusi, që ka marrë më tepër se 2000 jetë në Kinë dhe ka infektuar mbi 74 mijë persona në mbarë botën, ka pasur ndikim të madh në kalendarin sportiv në Azi, ku shumë ngjarje janë shtyrë apo anuluar.
Organizatorët e “Tokio 2020” kanë caktuar një task-forcë për t’u koordinuar me autoritetet e shëndetit publik se si të reagojnë. Ndërkohë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se është njoftuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se nuk ka asnjë plan të emergjencës për të anuluar apo zhvendosur lojërat.
Në Japoni, qindra janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa dy të vdekur janë konfirmuar në anijen Diamond Princess, që gjendet jashtë portier të Yokohamas, duke nxitur shqetësime se ngjarja më e madhe sportive mund të anulohet.
Por, Londra ka shprehur gatishmërinë të organizojë atë, nëse vendoset që ngjarja të zhvendoset nga Tokio.
“Ne kemi infrastrukturën dhe përvojën. Dhe për shkak të përhapjes së koronavirusit, botës mund t’i duhet që ne të marrim këtë iniciativë. Londra mund të organizojë Lojërat Olimpike të vitit 2020”, ka shkruar Bailey në Twitter.
Londra ka organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2020.