Black Lives Matter kanë anuluar protestën e nesërme të planifikuar në Hyde Park të Londrës për shkak të frikës së përplasjeve me grupe të ekstremit të djathtë.
Por grupe të tjera të anti-racizmit do t’i mbajnë protestat e tyre nesër në Londrën qendrore.
Me këtë rast, kryetari i Londrës, Sadiq Khan, urdhëroi mbulimin memorialit Cenotaph, statujës së Winston Churchill në Sheshin Parlament dhe një mori monumentesh të tjera ikonike, në mënyrë që të mbrohen nga dëmtimi.