Loredana është njëra nga rep-artistet më të njohura në tregun shqiptar, suksesi i të cilës ka kaluar edhe kufijtë.
Edhe para se t’i hyjë muzikës, reperja me prejardhje nga Ferizaji ka qenë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe atraktive.
Tashmë ajo është duke bërë bujë në industrinë muzikore, teksa lanson këngë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Loredana ka publikuar një fotografi ku josh me dukjen.
E veshur me një këmishë në ngjyrë rozë, ajo i ka bashkangjitur një makijazh të rëndë të bërë nga Dafina Neziri, teksa mban një cigare në dorë.
Ndërkaq, “Nich verdient” titullohet projekti i saj i fundit që erdhi në bashkëpunim me Capital Bra.