Ribashkimi i reperit, Gramoz Aliut (Mozzik) me Loredana Zefin bëri bujë gjatë këtij viti, por që nuk zgjati shumë.
Dyshja ishin ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë për gjatë këtij viti, pasi që pas ribashkimit ata publikuan një album të përbashkët muzikor, të titulluar “No Rich Parents”.
Gjatë kësaj kohe që u publikua albumi, në media u përfol se ata janë ndarë sërish, derisa ishte vetë Loredana e cila konfirmoi ndarjen, duke thënë se nuk mund të mbanin një lidhje të shëndetshme dhe se kanë mbetur miq për hir të vajzës së tyre.
Së fundmi, Loredana ka tërhequr vëmendjen me një postim që ka bërë në rrjetin social “Instagram”, duke shperndarë një thenjë e cila është dëshirë për vitin e ri (2022).
“I dashur 2022 jo më njerëz fals, të lutem”.