Loredana është ndër rep-artistet e dashura për audiencën e gjerë.
Ajo në rrjete sociale e po ashtu edhe në paraqitje skenike zgjedh që të mos ekspozohet, derisa veshjet e saj janë mjaft sportive.
Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka vendosur që të thyej ‘tabutë’.
Lori është parë e veshur me një palë bikini unike, teksa theksonte fizikun e saj të formësuar.
Në krah ajo mbante vajzën Hana, të cilën e ndan së bashku me reperin e njohur shqiptar, Mozzik.
Fotografi të tilla erdhën nga disa ditë pushimi të reperes, derisa po shihet duke u argëtuar me shoqërinë e saj.
“Rosenkreig” në anën tjetër është kënga e saj e fundit, që erdhi si bashkëpunim me Mozzik.