Lori Hoxha është shpërngulur për të jetuar në Londër prej javësh.
Gjithçka e zbuluan fotot e saj nga qyteti i bukur që në fakt është edhe i preferuari i trashëgimtares së “Top Media”.
Por detaji që i vuri vulën dyshimeve ishte dhurata që një prej mikeve të saj i dërgoi në ditën e lindjes.
Sot, bloggerja e njohur iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instagram”.
Një prej tyre e ka pyetur nëse arsyeja që e largoi nga Shqipëria drejt Londrës ishte mbarimi i studimeve dhe Lori është përgjigjur: “E vërtetë”.
Siç duket qartë nga fotot, gjërat po shkojnë shumë mirë për Lorin dhe pozat tipike të saj nga vende të ndryshme të qytetit nuk kanë munguar.