Aktoret supozohet të kenë paguar mijëra dollarë që të ndihmojnë fëmijët e tyre që të hyjnë në universitetet elitë.
Më shumë se 40 njerëz, përfshirë edhe aktoren e nominuar në Oscar, Felicity Huffman dhe yllin e Fuller House, Lori Loughlin, supozohet të kenë qenë të përfshirë në skemën masive të mashtrimit për pranimin në kolegj, thuhet në dokumentet e gjykatës që u mbyllen të martën.
Ata që u përfshinë në këtë skemë supozohet se tentuan që të fusin studentë në kolegjet dhe universitetet e nivelit të lartë duke paguar deri në 6 milionë dollarë, duke i bërë që universitet të pranojnë studentë si atletë të rekrutuar dhe duke i ndihmuar që të mashtrojnë në provime, thuhet në dokumentet e gjykatës.
Ky veprim u raportua nga një qytetar i Kalifornisë i cili do të paguante zyrtarët e kolegjit që të rregullonte profile të rreme për studentët ose të paguante SAT (administrim i standardizuar i testit) dhe ACT, për përgjigjet e testit.
Disa nga kolegjet dhe universitetet u implikuan në këtë skemë, përfshirë edhe universitetin Yale, Stanford, UCL dhe universitetet e Kalifornisë Jugore.
Sipas Hollywood Reporter, disa nga trajnerët e universiteteve janë duke u ballafaquar edhe me akuzat për rolin e tyre në komplot. Loughlin dhe burri i saj, dizajneri i veshjeve nga kompania Mossimo i cili zotëron Mossimo Giannulli, i ka paguar Universitetin të Kalifornisë Jugore 500.000 dollarë, që dy fëmijët e tyre të pranoheshin në grupin USC Crew, duke përjashtuar faktin që ata nuk janë atletë.
Huffman supozohet të ketë paguar 15.000 mijë dollarë që vajza e saj të ketë kohë shtesë në SAT, dhe që mbikëqyrësi i saj të përgjigjet për të në TMZ. Në të dyja rastet, fëmijët e Loughlin dhe të Huffman, nuk kanë ditur për këtë komplot.
Edhe Loughlin edhe Huffman kanë qenë të raportuara për përfshirjen e tyre në mashtrimet që kanë bërë me email-a dhe mashtrimet e shërbimeve të ndershme.
Nuk është ende e qartë nëse ato janë arrestuar ashtu siç është raportuar më herët. Përfaqësuesit e aktoreve nuk janë përgjigjur menjëherë kërkesave për komente.