Loriana Kuka është mposhtur në luftën e saj të parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, u mund me Wazari nga xhudistja izraelite, Inbar Lanir.
Kuka e kaloi raundin e parë pa luftë, për të pësuar në të dytin.