Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e saj në Grand Prix Budapest 2019.
Kuka në këtë kompeticion garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ku do të synojë suksesin e radhës, shkruan lajmi.net
Në duelin e saj të parë, që ishte i vlefshëm për raundin e dytë, Kuka kishte përballë xhudisten hungareze, Fanni Toth.
Kosovarja ishte më kërkuese në këtë duel që nga fillimi, duke e dominuar kundërshtaren e saj.
Në fund, Loriana fitoi me anë të IPPON për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.