Loriana Kuka ka humbur finalen e madhe te Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Xhudistja jonë në finale u mposht nga sllovenia Klara Apotekar në kategorinë -78 kg.
Xhudistja jonë tregoi performancë të lartë ditën e sotme, duke kaluar deri në finale, por që në duelin e fundit u mund nga sllovenia, raporton RTKlive.
Megjithatë, Loriana Kuka rrëmben medaljen e argjentë në këtë turne prestigjioz.
Kujtojmë se Majlinda Kelmendi një ditë më parë rrëmbeu medaljen e artë në Tel Aviv të Izraelit.