Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka pësuar humbje në duelin e saj të dytë në Grand Prix Budapest 2019.
Pasi mposhti hungarezen Toth në duelin e parë, Kuka nuk ka arritur të vazhdojë me paraqitje fituese edhe në duelin e dytë, kundër Kaliema Antomarchi, shkruan lajmi.net.
Kuka u mposht në ‘Golden Score’, për të vazhduar rrugëtimin e saj me shpresën tek medalja e bronztë, në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Loriana në repesazh do të përballet me xhudisten portugeze, Patricia Sampaio.