Xhudoja kosovare synon sot edhe një tjetër medalje të artë në Grand Prix Budapest.
Pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit e Akil Gjakovës, sot është radha për Loriana Kukën.
Kuka do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë, ku pritet të fitojë një medalje, shkruan lajmi.net.
Loriana në këtë garë raundin e parë do ta kalojë pa fitues, kurse në raundin e dytë do të përballet me fituesen e Marie Branser dhe Fanni Toth.
Mbetet të shihet nëse kosovarja do t’ia dal të marrë një medalje me vete nga Hungaria.