Një nga momentet e vështira të karrierës së Loriku Canës ka qenë ndeshja kualifikuese në Beograd, e ndërprerë në fund të pjesës së parë prej dronit që fluturoi mbi stadium.
Ajo që ndodhi më pas atë natë të 14 tetorit 2014 në ndeshjen Serbi – Shqipëri dihet, ishte një makth për futbollistët kuqezinj në kryeqytetin serb.
Ish-kapiteni kuqezi në dokumentarin kushtuar tij, të quajtur “Lorik”, i kujton ato momente:
“Kur filloi që droni të zbresë mbi stadium e pastaj t’i afrohej fushës së blertë pamë se ishin simbolet tona. Serbët humbën kontrollin, gjithë stadiumi u përfshi në një lloj shpërthimi, urrejtje. Mbishkrimi në flamurin që varej në dron thjesht tregonte realitetin. Ishin simbolet tona dhe nëse dikush duhet ta largonte atë flamur ishim ne, jo serbët”.