Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbollit Lorik Cana ka filluar pushimet për këtë vit bashkë me familjen e tij.
Në instagram, Loriku ka shpërndarë një fotografi ku duket shumë i lumtur në plazh bashkë me djalin Boikenin dhe bashkëshorten e tij italiane Monika.
“Dashuria e jetës”, shkruan Loriku poshtë fotografisë.
Djali i Lorikut lindi në shtator të vitit 2015-të dhe nuk ka mbushur ende 2 vjeç.
Siç duket nga fotografia, Loriku është treguar i kujdesshëm që të mos tregojë dhe fytyrën e djalit të tij, që deri më tani nuk e ka shfaqur asnjëherë në media.