Lorik Cana, një nga futbollistët dhe personazhet më patriotë të Shqipërisë, ka vendosur gjithsesi të martohet me një vajzë italiane. Fillimisht të gjithë u befasuan me këtë zgjedhje sepse dhe ai kishte lënë të kuptohej që ishte i tërhequr nga ideja për të ndarë jetën me një vajzë shqiptare.
Dhe shumica e vajzave shqiptare do ishin dhe më të tërhequra sesa ai, nga kjo ide, por praktikisht ndodhi krejt ndryshe. Loriku vendosi të martohej me Monica Ercoli-n, arkitekten italiane që i rrëmbeu zemrën.
Ermal Mamaqi e pyeti për këtë vendim, se si ai kur shumë vajza shqiptare ç’nuk do bënin për t’u martuar me të, ai shkoi e u martua me një italiane dhe përgjigjja është shumë e thjeshtë dhe sigurisht përfshin zemrën.
“Kur don zemra, don”, tha Loriku…
Monica duhet t’i ketë mësuar këto fjalë kyç tashmë! Kjo deklaratë e pastër dashurie nuk tingëllon kaq bukur në asnjë gjuhë tjetër.