Hugo Loris ka vendosur që të ardhmen e tij ta vazhdojë me Tottenham Hotspur.
Klubi nga Londra ka konfirmuar se francezi do të mbetet në White Hart Lane deri më 2022.
Kontrata e kapitenit do të skadonte në fund të sezonit 2018-19.
Por që Loris vendosi që kontratën ta zgjas edhe për tre vjet të tjera, duke u bërë një nga të fundit që i mbetet besnik skuadrës.
“Jam shumë i kënaqur për kontratën time të re. Kjo tregon se sa shumë besoj në këtë projekt”, ka shkruar Loris në Twitter.